|
Shtyp mbi “ku” ose “kush” në menynë majtas ose përdor këte faqe me kërkue për:
Tregime lufte: projekti Alcesta
Si e përdorim Alcestën
Faqja jonë
Puntoritë tona
Partnerët tonë
Ekipi ynë krijues
Financuesit tonë
Historia e projektit
Leja e pamjeve
Ne po e përdorim ALCESTËN, nji dramë t’Euripidit si mënyrë me nxjerrë tregime nga bota bashkohore që ndriçojnë proceset e shërimit dhe mbijetesës prej traumës së luftës dhe dhunës.
Ne po zhvillojmë nji varg puntorish zhvillimore teatri në Mbretninë e Bashkueme, Turqi, Algjeri, Kosovë, dhe Palestinë.
Në secilin vend po punojmë me tre grupe njerzish:
Artistë (që punojnë në degë dhe forma arti të ndryshme nga bashkësitë të cilave u përkasin partnerët tonë).
Të rij (mes 16 dhe 25 vjet, nganjiherë antarë të nji grupi rinor teatral)
Terapistë dhe veprimtarë (njerz që për profesion a për bindje janë përfshi në punën mbi pasojat dhe ndikimin e luftës dhe dhunës)
Mbasi ta kemi rishikue krejt kërkimin dhe punën tonë ne përgatisim nji pjesë teatrale nga pamjet dhe tregimet. Mundet që ta zgjanojmë ekipin krijues me pjestarë që vijnë nga kompanitë tona partnere.
Do t’i fillojmë provat në fund të dimnit e në fillim të pranverës 2007 dhe do ta shëtisim në pranverë e verë të po këtij viti. Planifikojmë ta çojmë në të gjitha vendet ku janë zhvillue puntoritë dhe në shum të tjera. Tashti po punojmë me nxjerrë fonde me e mundësue këte gja.
Kjo faqe asht përplot tregime. Ato rrëfehen përmes pikturave, pamjeve dhe fjalëve. Duem me e rritë përmbledhjen e tregimeve që të kemi nji sasi lande nga e cila me ndërtue prodhimin tonë përfundimtar. Për me dhanë ndihmë, ju lutemi hyni këtu.
Puntoritë tona janë sesione krijuese ku pjesmarrësit thonë tregime dhe krijojnë pamje. Nganjiherë janë takime të thjeshta ku njerzit flasin për përvojat e tyne.
Përdorim lojna dhe ushtrime dramatike me krijue pamje nga tregimet. I nxisim njerzit me përdorë trupin për me krijue figura dramatike. S’pari ata krijojnë nji pamje që pikturon gjendjen para shërimit dhe nji tjetër për gjendjen mbas tij. Mandej kqyrim lëvizjen ndërmjet këtyre dy pamjeve. Hetojmë figurat në tregim dhe nivelet e ndryshme të tij. Në të njejtën kohë hetojmë zanin dhe kangën.
Ne krijojmë copa të shkurta “zani dhe lëvizjeje”. Këto filmohen dhe fotografohen.
Ne po kërkojmë nji fill të përbashkët në tregimet e shërimit shpirtnor dhe psikologjik. Po e përdorim dramën e Euripidit, Alcestën, si nji lloj modeli për tregimet e tjera në mënyrë që dinamika dhe lëvizjet e saj të veprojnë si nji farë magneti. Nuk kërkojmë me i përfshi të gjitha tregimet bashkohore te ALCESTA. E përdorim këtë dramë si mënyrë me dhanë nji fushëpamje nga e cila me i pa ato. Nënvizojmë marrdhanien që duhet me qenë me nji ndriçim reciprok.
Shkrue mbi 2400 vite ma parë nga dramaturgu grek Euripid, Alcesa asht nji dramë satirë dhe vihej në skenë në fund të nji vargu prej tri tragjedish. Asht si nji romancë magjike dhe rrëfen historinë e Alcestës, e cila pranon me vdekë në vend të të shoqit dhe mandej shpëtohet prej vdekjes nga Herkuli.
Botimet anglisht:
i Kovacs, D. EURIPIDES Cyclops, Alcestis, Medea Cambridge Massachusetts London England Harvard University Press 1994
ii Vellacott, P. Euripides Three Plays Alcestis Hippolytus Iphigenia in Tauris London Penguin Books 1974
iii Arrowsmith, W. Euripides Alcestis New York London Oxford University Press 1974
iv Hughes, T. Euripides Alcestis in a new version London Faber and Faber 1999
Në Mbretninë e Bashkueme:
Riverside Studios, London
www.riversidestudios.co.uk
London Academy of Music and Dramatic Art Alumni Network
www.lamda.org.uk
National Association of Youth Theatres
www.nayt.org.uk
University of Manchester In Place of War project
www.inplaceofwar.net
Në Turqi:
Trabzon International Black Sea Festival
www.kultur.gov.tr
Drejtor: Kemal Basar
N’Algjeri:
Masrah El Tedj
BP 13 A, Bordj Bou Arreridj, 34000, Algerie
00 213 567 1055
President: Halim Zedane
Në Kosovë:
Centre for Children's Theatre Development
www.cctdkosova.com
Drejtor: Jeton Neziraj
N’Itali:
Il Torchio/Le Nuvole
www.lenuvole.com
Në Palestinë:
Theatre For Everybody
Gazë?Territoret e Pushtueme Palestineze
Drejtorë: Jamal Al Rozzi, Hossam Madhoun
Në Serbi:
Bazaart
11000 Beograd, Krunska 33, Serbia
Drejtorë: Ivana Despotovic, Suncica Milosavljevic
Në Rumani:
Sibiu International Theatre Festival
www.sibfest.ro
Jonathan Chadwick, Drejtor?Anna Schmitz, Producente?Louise Burns, Dramaturg?Stephen Loëe, Këshilltar letrar?Mamoru Iriguchi, Dizajner?Emma Sangster, Dizajnere grafike?Netuxo, dizajnerë faqesh interneti
European Cultural Foundation
www.eurocult.org
Roberto Cimetta Fund
www.cimettafund.org
The Joseph Rowntree Charitable Trust
London Borough of Hammersmith and Fulham
Az Theatre ka punue nën ombrellën e Tregimeve të Luftës qysh prej vitit 2002, tue prodhue në Londër, Rumani, Beograd dhe Kosovë, përfshi paraqitje publike, festivale, lexime dramash dhe puntori teatrale. Për ma shum informacion shih faqen e Az Theatre.
Pamje poçi t’Irokuive: Riprodhue me leje nga New York State Museum në Shtetet e Bashkueme.
Pamjet e tjera nga:
Maysoon Pachachi
Roy Cornwall
Handan Ilyas
Mary Pappalardo
Jamal Al Rozzi
Hossam Madhoun
Anna Schmitz
Jonathan Chadwick
Jeton Neziraj